Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Mjekja Albana Daka tregon ke prek me se shumti melçia e dhjamosur

Dhjamosja e mëlçisë është një patologji me një predominancë gjithnjë e në rritje. Mjekja Albana Daka, gjatë rubrikës “Abc-ja e shëndetit”, shpjegoi se më shumë se 60 përqind e njerëzve mbipeshë dhe obezë preken nga dhjamosja e mëlçisë. Ajo theksoi se kjo sëmundje mund të çojë në probleme serioze, pasi mund të shkaktojë dëmtim të indeve në mëlçi, duke shkaktuar cirrozë.

Rreth 20% e të rriturve kanë një formë të kësaj gjendjeje.

”Nëse dhjamosja është deri në gradën e katërt kalon te fibroza e mëlçisë deri te shkatërrimi i fibrit të mëlçisë. Në këto raste, mëlçia fillon dhe humbet funksionin e vet dhe organizmi futet në një gjendje kaotike, që kur kalon nivelin e cirrozës bëhet e papajtueshme me jetën.”, tha Daka.

Sipas saj, një person i prekur nga kjo patologji është kandidat për t’u prekur nga diabeti i tipit 2, hipertensioni dhe nga sëmundjet e zemrës. Dieta ka një rol kryesor në këtë patologji, ndaj mjekja Daka vuri theksin te ushqyerja e shëndetshme.

Cilat janë ushqimet që duhen shmangur? “Dhjamosja e mëlçisë ndodh kryesisht në personat mbipeshë dhe obezë, të cilët kanë një regjim të çrregullt.

Kanë abuzuar me sheqernat, ushqimet e procesuara, me alk olin, yndyrnat dhe këto janë faktorë riskues për dëmtimet e mëlçisë.

Nëse një person mbipeshë ose obez, ku dhjamosja e mëlçisë është në kuadrin e asaj që quhet sindromë metabolik, që ndodh tek personat mbipeshë, të cilët kanë një nivel trigliceridesh të rritur, kanë nivele më të larta se normat të tensionit të gjakut.

Kanë një prishje të tolerancës së dëmtuar të glukozës apo sheqerit. Një person me këto katër simptoma futet në atë që quhet sindromi metabolik dhe në shumicën e tyre, kemi dhjamosje të mëlçisë në grada të ndryshme.

Të gjithë këto persona, që kanë këto problematika, kanë një kequshqyerje, e cila është e kombinuar me një stil jetese pasiv.”, thotë Daka.