Mjekja shqiptare në Gjermani: Çdo vit fëmijët do të detyohen të vaksinohen ndaj behuni gati

Shumë vende përfshi edhe Gjermaninë, kanë regjistruar shifra të larta të infektimeve nga varianti Omicron. Në një komunikim me skype Kryetarja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë, Aurora Dollenberg tha se plani kundër variantit Omicron është vaksinimi dhe medikamentet kundër Covid.

Megjithëse të gjithë variantet e Covid kanë një transmetueshmëri të lartë, Dollenberg shprehet se vdekshmëria ka qenë e ulët. Mjekja shqiptare u shpreh optimiste duke thënë se shpreson që në mesin e 2022 pandemia të marrë fund, ndërsa sipas saj vaksina antiCovid do jetë vjetore.

Intervista e plotë:

-Znj. Dollenberg, OBSH duket optimiste për të ardhmen, por shihet se Omicron po përhapet me shpejtësi. A do të sjellë 2022 fundin e pandemisë?

-Plani është që nëpërmjet vaksinimit të jetë në rrugën e mbarë si dhe medikamentet e tjera dhe këto dy armë të for a është shpresa që këtë vit do të hohim dritë në fund të tunelit.

– Nëse varianti Omikron apo mutacionet e tjera që mund të krijohen humbasin fuqinë sa kohë mund të duhet që të vërtetohet skenari sipas të cilit kovid mund të kthehet në një sëmundje endemike?

-Pandemia deri tani ka vërtetuar se është e rrezikshme me kët variante, por fati I mirë që vdekshmëria ka qenë e ulët nga variant në variant. Dobësia e virusit ka qenë që nuk ka cuar në rritje të vdekjeve dhe kjo ka qenë një favor. Dobësimi I virusit do vijë sa më shumë të hapet ai në popullatë. Mund të themi që në këto momente mund t themi që do të jepet një vksinë vjetore pë rata që janë të rrezikuar.

– Nga ana tjetër shumë shkencëtarë janë skeptikë mbi këtë skenar dhe mendojnë se mutacionet që mund të krijohen nuk do të jenë më pak të rrezikshme. Mund të ndodhë kjo?

-Pavarëisht se kemi ecur me parashikime të dëshiruara nga të gjithë ne, por rreziku mund të jetë. Ne shpresojmë që në mesin e 2022 të flasim për fundin e kësaj pandemia. Variantet e mutacionet mund të vazhdojnë ta rrezikojnë.

– Kur u shfaq varianti i parë i Covid në Kinë, nuk infektonte më shumë se 2 apo 3 vetë, më pas varianti Delta e kishte shkallën e infektimit deri në 7 persona, ndërsa Omikron përhapje edhe më të gjerë. Çfarë efektesh ka vaksinimi tek shndërrimi i virusit?

-Është e vërtetë që infektueshëria është e lartë. Kufizimi I lëvizjes së qytetarëve është kufizuar për të ndaluar përhapjen dhe sa më shumë të hapet aq më shumë krijohen variantet . Terapia është zhvilluar dhe ky është një përparim dhe favori I vaksinës është që e kalon lehtë. Është e rëndëishme që fëmijët të vaksinohen dhe pse nuk ka pasur shum raste me Omicron te fëmijët. Cdo vit fëmijët do jenë të detyruar të vaksinohn sic marrin vaksinat e tjera të detyrueshme.

-Për personat që e kanë kaluar covid dhe kanë imunitet natyral pse është e nevojshme pasaporta e vaksinimit?

-Ata që e kanë kalar në mënyrë natyre kanë antitrupa deri në 6 muaj dhe ndaj 6muajve pasi ka kaluar infeksioni është e rëndësihme një dozë vaksine. Ndaj dhe pse e kalon në mënyrë natyarale duhet sërish të vaksinohemi sepse zgjat më shumë