Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Mjeku infeksionist Tritan Kalo na jep disa keshilla se si te ruhemi nga Coronavirusi

Mjeku i mirenjohur Tritan Kalo, këto dite ka dale publikisht dhe ka dhënë disa këshilla se si të ruhemi nga Coronavirusi.

Se pari ai ka thene se është shumë e rëndësishme që të lahen duart sa më shpesh qe te mundeni dhe te jeni te desifektuar.

Kalo ka ftuar të gjithë qytetarët që të behën pjesë ne kete nisme për të përballuar riskun që vjen nga Coronavirusi.

“KULTURA QYTETARE në sjelljen tonë në publik si dhe NDËRGJEGJËSIMI për higjienën personale e të mjedisit rrethues, janë dy hallka të rëndësishme si në PARANDALIMIN po ashtu edhe në KUFIZIMIN e rasteve me Covid-19. “KUSHTOJNË” shumë-shumë pak por janë mjaft të efektshme…SENSIBILIZIMI në këtë drejtim prej gjithsecilit prej nesh në mendimin tim, ndihmon më shumë se ironizimet sarkastike në prononcimet tona në FB….PARA rrezikut eminent, TEORIZIMET e shumta në këtë drejtim janë të pabukta…TË KUPTOJMË qartë mesazhet që na vinë si nga specialistët e fushave të Epidemiologjisë e Shëndetit Publik, Specialistët e Sëmundjeve Infektive si dhe të Urgjencave Mjekësore, e të bëhemi të gjithë pjesë e PËRBALLIMIT të këtij risku, sikundër është mundësia e hyrjes së Covid-19 në Shqipëri…Infeksioni nga Covid-19 është një formë tjetër e manifestimit të GRIPIT, por me rrezikshmëri më të madhe…Mendjekthjellët dhe Vullnetplotë uroj dhe shpresoj se do t’ia dalim!!!”, shkruan Kalo.