Luljeta Bozo shfaqet në studio me nusen e djalit: Dy këshilla për një raport të mirë me vjehrrën

Jemi mësuar ta shikojmë shpesh nëpër emisione televizive si eksperte inxhinieren që flet për cilësinë e ndërtesave në rastet e tërmeteve. Por sot shihet ndryshe në një rrëfim te nje kkoji tjeter.

Inxhinierja Luljeta Bozo ka qenë e ftuar ne nje pasdite në emisionin “Rudina” dhe ajo ka ardhur në studio së bashku me nusen e djalit, skenaristen Alda Bida, për të folur për raportin vjehrrë-nuse.

Zonja Bozo ka treguar takimin e saj të parë me nusen e djalit, teksa ka theksuar se asnjëherë nuk gjykon njerëzit nga përshtypja e parë.

“Hera e parë që kam parë Aldën ishte koha kur ata ishin në zbor andej në Mamurras, edhe vjen Petri e sjell. Në fakt Aldën të parën e ka parë Todi, edhe më përpara se Todi halla. Petri me mua ka qenë shumë i hapur. Edhe ma thua që kam një shoqe. Shyqyr që e ke një shoqe po kur do na i sjellësh i thashe. Erdhën nga zbori që të dy dhe kjo ishte njohja e parë. Unë asnjëherë nuk nisem nga përshtypja e parë. Alda ishte goxha vajzë, e bukur, e re me gjallëri me të gjitha çfarë ka rinia. Mbi të gjitha rëndësi për mua kishte që ata të dy e donin shume njëri-tjetrin. Kjo është më e rëndësishmja, kur djali me vajzën kanë dashuri të sinqertë, kanë mirëkuptim, kanë harmoni, të gjitha të tjerat sfumohen dhe e humbasin rendesine. Nuk duhet merret njeriu me vogëlsira”.