Mjeku Pipero jep lajmin e mire, ja çfarë do të ndodhë nga mesi i prillit

Mjeku i mirenjohur infeksionist Pellumb Pipero, gjate nje lidhjeje direkte ne ABC news, ka shprehur se kjo jave mund te kete maksimumin e mundshem te rasteve te reja me covid-19.

Me pas sipas mendimit te tij java tjeter pas kesaj jave ku do kemi pikun, do te jete nje jave e qendrueshme.

Ndersa nga mesi i muajit prill ai beri nje parashkim duke thene qe kjo situate do te zbutet, madje mund te kete regres per vendin tone.

Gjithsesi ai foli duke shpresuar qe edhe ky virus te ndjeke ato ligje thelbesore te pandemive, pasi mbetet ende i panjohur.

Por sidoqofte ne fund ai dha nje mesazh shume te bukur:
“Pensionistët dhe të sëmurët kronikë duhet të vazhdojnë të kufizojnë lëvizjet edhe më gjatë, gjithashtu shqiptarët që janë kthyer nga vendet e tjera këto ditë, ata duhet të vazhdojnë të qëndrojnë në karantinë.”