Modelja tregon çfarë ndodh pas jetës së luksit në Dubai: Është diçka e neveritshme

Lilly Lou prej disa javësh po jeton në Shqipëri. Është vullnetare në një hostel, ku ndihmon me mirëmbajtjen e tij dhe shëtit të ftuarit nëpër qytet.

“Mendoj se Shqipëria është një vend i keqinterpretuar nga mediat dhe doja ta shikoja vetë se sa i bukur është ky vend. Kisha dëgjuar histori për sa i përket krimeve këtu, por është një fenomen që ndodh në çdo vend”, thotë Lilly Lou, modele.

“Në Dubai jo të gjitha shtëpitë janë prej ari, jo të gjithë janë të pasur. Më pëlqen jeta në Dubai, pasi mund të takoj shumë njerëz nga vende të ndryshme. Kam disa miq nga Shqipëria. Në atë kohë nuk e dija se ku ishte Shqipëria, por tani e njoha si vend”, shprehet modelja.

Lajmet që kanë qarkulluar muajt e fundit për vajzat që punojnë atje nuk i hedh poshtë. Megjithatë, jo të gjitha janë të gatshme për eksperienca ndryshme.

“Shumë njerëz në Dubai nuk e dinë se çfarë ndodh pas skenës së luksit. Unë nuk do t’i quaja modele, por thjesht vajza që pranojnë të bëjnë të tilla gjëra, për të cilat duhet thënë se paguhen jashtëzakonisht shumë. Është diçka që po ndodh dhe madje i shpërndajnë videot, shpresoj të mos kthehet në diçka të zakonshme, është diçka e neveritshme”, thotë Lilly Lou për “Euroneës”.

Lilly thotë se më së shumti ky fenomen ndodh në një pjesë të caktuar të tregut, për njerëz të caktuar me fiksime të çuditshme. Asgjë nuk është me detyrim, na thotë, si dhe secili i di vetë zgjedhjet që bën në jetë.