Moderatorja e famshme shqiptare flet pa dorashka: “S’mund të kem të dashur me rrogë 200 euro!”

0
59

Me aq sa dihet deri më tani, ajo është ende single ndaj nëse ndonjë djalë ka ndërmend t’i afrohet Liberta Spahiut, bën mirë ta ketë të qartë pjesën e të ardhurave.



Së fundmi, moderatorja bukuroshe e emisionit “Prive” ka qenë e ftuar në një event në Tiranë ku nuk ka mundur t’i shpëtojë një pyetjeje disi të sikletshme nga emisioni “Thumb”.

“Më mirë një të dashur pa makinë dhe me era rozmarinë, apo një të dashur me makinë dhe me era trëndelinë”-e ka pyetur Libertën me gazetari dhe nëse mendoni se ajo ka ngurruar të përgjigjet, e keni gabim.

“Ndalu veç pak, nuk mund të them që jam materialiste por nuk mund të them që kam qejf ta kem një të dashur me 200 euro rrogë!”-është shprehur pa hezitim moderatorja e njohur.

Vetëm pak kohë më parë, Liberta Spahiu u përfol për një lidhje me kantautorin Flori Mumajesi, lidhje kjo që duket se tashmë ka përfunduar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here