Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Moderatorja e njohur perlotet dhe tregon castet e veshtira dhe ankthin qe ka kaluar

Katerina Trungu, moderatorja e programit “Shije Shtëpie” në Tv Klan ndau një histori personale gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, e cila e bëri të përlotej. Tema e ditës, referuar ankthit dhe atakut të panikut nuk është e panjohur për moderatoren, që është përballur vetë me një gjendje të tillë.

Teksa bëri një parantezë se ndoshta njerëzit mund ta kenë më të thjeshtë t’i drejtohen specialistëve të shëndetit mendor, e njëjta gjë nuk ndodh me shërbimet spitalore, ku përgjigjja që merr është shpërfillëse.

Katerina Trungu: Janë të parët që të thonë “hajt se ti s’ke gjë”, ndërkohë që ti po humb në atë moment.

Arjana Rreli: Dhe mos të ndjerit e kuptuar është një arsye tjetër që ti futesh në panik.

Katerina Trungu: Është më keq akoma sepse janë neglizhentë. Do e ndaj sepse nuk e kam problem ta ndaj historinë. Isha tmerrësisht keq dhe kur kam shkuar në urgjencë, më thonin nuk është për këtu.

Arjana Rreli: Po, kjo është e vërtetë në fakt, si ndjesia jote vijnë shumë dhe e thonë “unë nuk kam nevojë për një ngushëllim apo një fjalë, unë kam nevojë të ndjehem i kuptuar dhe i ndihmuar në atë moment. Nëse vij këtu, unë nuk po vij kot. Nëse vij këtu, unë dua të dëgjoj prej teje, personeli i mesëm ose mjek, që kjo gjendje ka të gjithë arsyet e mundshme që të jetë”. Nuk është një fjalë “hë se s’ke gjë, gjithë kjo gocë, gjithë kjo bukuroshe, çfarë të mungon ty?” Se është edhe nga familjarët kjo lloj ndërhyrjeje dhe ne e themi që është gjithmonë një ndërhyrje shumë e gabuar dhe që patjetër ne personelin e kemi shumë të mirëkuptuar, por në këtë pikë suportin psikologjik nuk e kanë gjetur ende.

Psikologia Eralba Zeneli thotë se minimalja që duhet të ndodhë në atë moment, është një psikoedukim sepse ul tensionin dhe eviton një atak paniku të dytë. Mjekja psikiatre Rreli shton se sigurisht mjekët përballen në urgjencë me probleme të tjera, por kjo nuk e zvogëlon rastin e një ataku paniku.

Katerina Trungu: Kjo ishte edhe përgjigjja që unë mora nga mjeku, “mua tjetri më ka ardhur me veshkat”, tha, “si mund të jesh ti problem për mua?” Ndërkohë unë po humbja veten./tvklan