Mos dilni pa cadra ja dy ditet qe do te kete shume reshje shiu.

0
78

Kjo javë do të jetë me mot të paqëndrueshëm dhe me prezencë të reshjeve të shiut

Parashikimin e motit për javën e dha për Klan News sinoptikanja nga “MeteoAlb” Lajda Porja, e cila tha se më problematike do të jetë e marta dhe e mërkura pasi gjatë këtyre 2 ditëve pritet që reshjet të jenë intensive në një pjesë të mirë të Ultësirës Perëndimore.

Nga dita e enjte pritet që të kemi temperatura më të ulëta, -4 gradë Celsius në zonat malore, ndërsa në vlerat maksimale temperaturat pritet të jenë jo më shumë se 10 gradë Celsius.

Lajda Porja: Një javë me çadër me vete gjatë kësaj jave. Kanë nisur reshjet e para që në orët e para të mëngjesit. Fillimisht në veri dhe më pas kanë përfshirë një pjesë të mirë të territorit. Do theksoja që kjo javë do të jetë me mot të paqëndrueshëm. Do të jetë një javë me shira duke filluar që nga e hëna duke përfshirë të paktën dhe ditën e shtunë.

Më problematike do të jetë dita e martë dhe e mërkurë, ku pikërisht gjatë këtyre dy ditëve, reshjet do të jenë intensive në një pjesë të mirë të Ultësirës Perëndimore, ndërkohë reshje me intensitet mesatar do të ketë kryesisht zona Lindore.

Përsa i përket temperaturave, mbeten temperatura relativisht të larta deri të mërkurën dhe të enjten, pra të gjitha reshjet që do të bien do të jenë kryesisht reshje shiu, ndërkohë pas ditës së enjte, e premtja dhe përfshirë fundjava do të risjellë reshjet e dëborës në të gjithë zonën malore për shkak se do të kemi rënie të temperaturave.

Problematike do të jenë përveç reshjeve, stuhitë e forta të erës fillojnë që sonte gjatë natës, përfshirë të paktën që nga mesi i javës do të kemi erë të fortë sidomos në bregdet, ku shpejtësia do të jetë ose 70 ose mbi 70 kilometra në orë, duke sjellë probleme me trafikun detar.

Ka një dobësim ditën e enjte dhe të premte, por sërish dita e shtunë do të sjellë forcim të parametrit të erës. Ky është episodi i dytë i reshjeve përsa i përket Janarit. Me këtë episod, ne presim që të paktën në një pjesë të mirë të Ultësirës Perëndimore të tejkalohet norma mujore.

Temperaturat aktualisht janë 2, 3 minimalet dhe maksimalet 16, 17 gradë. Pritet që të kemi rënie të tyre nga e enjtja dhe në vijim duke bërë që të zbresin në -4 gradë zonat malore dhe maksimalet jo më shumë se 10 gradë.