Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Mos e hidhni lëngun e mbetur të makaronave, ja pse

Makaronat janë një ndër gatimet më të shijshme dhe më të thjeshta për t’u përgatitur. Zakonisht ato gatuhen me ujë të kripur. Ndodh ndonjëherë që të mbetet pak lëng dhe ju me siguri e hidhni poshtë. Por, ky lëng është shumë i dobishëm dhe mund ta përdorni për shumë gjëra. Ja disa mënyra se si ta përdorni:

Për përgatitjen e salcave dhe pestos

Ky lëng është i përsosur për të përgatitur salcat për shkak të shijes së mirë që ai ka.

Përdoreni për të bërë brumin e picave dhe bukën

Brumi i picës dhe i bukës përgatitet me ujë të kripur dhe maja. Por, tashmë me lëngun e mbetur të makaronave problemin e keni të zgjidhur.

Shtojuni shijen bishtajoreve

Thjerrëzat, fasulet, bizelet dhe të gjtiha llojet e bishtajoreve janë shumë të dobishme për sistemin imunitar. Gatuajini ato me lëngun e mbetur të makaronave për t’i bërë shumë herë më të shijshme.

Përdoreni për flokë të dëmtuar

Masazhoni kokën me lëngun e makaronave për të përmirësuar flokët e thatë dhe të dëmtuar. Më pas lajini flokët si zakonisht me shampo./