Moti ben kthesen e madhe nga temperaturat e larta te reshjet e shiut, ja cfare moti pritet deri në fundjavë

Sipas meteorologes Lajda Porja nga Meteoalb, parashikohet që kjo javë të jetë në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, madje kemi qarkullim nga veriu i Afrikës duke sjellë kështu temperatura të larta dhe jo normale për stinën në të cilën ndodhemi.

Priten vlera deri në 27 apo 28 gradë Celsius. Pothuajse gjatë gjithë javës, moti do të jetë i kthjellët dhe pa reshje. Fundjava do të sjellë vranësira nëpër të gjithë territorin dhe më të dukshme do të jenë të dielën duke rrezikuar reshje në zonat malore.

Ndërkohë, temperaturat minimale dhe mbrëmjet do të jenë relativisht të freskëta dhe në zonat malore do të kemi vlera 6 apo 7 gradë Celsius. Duke qenë se parametri i erës, herë pas here do të jetë veri, verilindor, herë pas here do të bëjë që mbrëmja të ndihet e ftohtë.