Moti bën kthesën e madhe për ditët në vijim, flasin sinoptikanët: Ja çfarë na pret të premten

Në Shqipëri dhe gjithë rajonin tonë nesër pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Në jug të vendit mund të ketë ndonjë rigë të dobët shiu.

Të mërkurën në Kosovë na pret mot krejtësisht i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat pritet të shënojnë ulje ndërsa në viset malore priten reshje shqote dhe bore.

Edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Luginë të mërkurën pritet mot kryesisht i vranët dhe me reshje të herëpashershme lokale shiu. Në viset malore reshje të herëpashershme bore.

Nga e enjtja stabilizim gradual i motit, ndërsa të premten rritje e temperaturave ditore.