Moti ben ndryshimin drastik, çfarë pritet të ndodhë ditën e enjte në vendin tonë

Sipas parashikimeve te SHMU, për ditën e enjte vendi ynë pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqendrueshme. Moti parashikohet me vranësira dhe intervale kthjellimi. Reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet deri mesatar në veriperëndim dhe perëndim të vendit, ndërsa në pjesën tjetër reshje shiu me intensitet të ulët. Në orët e pasdites gradualisht reshjet e shiut pritet të fitojnë intensitet deri mesatar edhe në pjesën qendrore të territorit.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila në brigjet jugore të vendit fiton shpejtësi deri në 10m/s. Valëzimi i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zona malore 2 deri 12°C

në zona e ulëta 4 deri 20°C

në zona bregdetare 10 deri 19°C