Moti ben ndryshimin drastik. Del tabela si do jete moti kete jave

0
171

Përshëndetje nga SHMU!
Kjo javë do të ketë tipare të një vjeshte të vërtetë.
Moti përgjithësisht do të mbizotërohet nga vranësira dhe kthjellime të përkohshme.

Reshjet e shiut, do të përfshijnë kryesisht pjesën bregdetare me intensitet të ulët. Herë pas here, reshjet do të marrin intensitet mesatar. Ditën e enjte dhe të premte, reshjet do të përfshijnë të gjithë vendin. Në pjesën bregdetare rrebeshe me rrufe.


Era, do të fryjë juglindje e jugperëndim e lehtë e mesatare. Në bregdet, gjatë të enjtes e të premten era e vrullshme në bregdet.

Valëzimi në det i forcës 2 deri 4 ballë.

Ju urojmë një javë të mbarë!