Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Moti merr ndryshimin drastik. Ja cfare pritet te ndodh diten e hene

Pas qetësimit disaditor të motit në Itali e cila u përball me stuhi mjaft të fuqishme javën e kaluar duket se stuhi të reja mjaft të fuqishme duke në horizont për të përfshirë shumë pjesë të Italisë duke filluar nga dita e shtunë.

Cikloni me frontet e tij do të kalojë Adriatikun dhe do të përfshijë edhe Ballkanin me reshje mjaft të dendura shiu sidomos në viset bregdetare që nga Sllovenia e deri në qendër të Shqipërisë.

Cikloni do të kushtëzojë reshje intensive në Itali, Slloveni, Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe Shqipëri. Rajonet që më së shumti pritet të përfshihen nga reshjet e dendura janë ato bregdetare.

Reshjet në Shqipëri pritet të fillojnë të hënën dhe atë fillimisht në veri dhe veriperëndim të vendit ku priten reshje të reja mjaft intensive. Porcione reshjesh priten edhe në Kosovë, sidomos në Dukagjin por për sasinë e reshjeve në Kosovë është ende herët të flitet. Deri atëherë të shijojmë moti e mirë dhe stabil gjatë kësaj fundjave./MeteoBallkan