Atdheu ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku tregoi me detaje aventurat gjatë pushimeve me të ëmën.
Ai tha se nuk kishin pushuar bashkë prej kohës kur ishte fëmijë dhe i sëmurë. I pyetur nga Bieta, Atdheu pohoi se ka vuajtur për shumë kohë nga një sëmundje kockash.
“Shkova jashtë shteti dhe me kurën e tyre u shërova për 2 muaj”, tha ai.
Nga ana tjetër ish konkurrenti i “Përputhen” u shpreh i zhgënjyer nga lidhjet e dashurisë, pasi sipas tij, vajzat sot shohin vetëm interesin.
“Si partnerja e gruaja nëse gjejnë më mirë ikin, kurse mami është gjithnjë aty!”