Na shkriu së qeshuri: Djali i Almeda Abazit bën veprimin epik në foto

Almeda Abazi dhe Tolgahan Saysman janë një ndër çiftet më të komentuar të Showbizit. Para disa muajsh ato u bënë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të djalit të tyre, Efehanit. Çifti po e shijon së tepërmi ndjesinë e prindërimit dhe vazhdimisht postojnë foto ku djali është protagonisti kryesor.

Efehani është vetëm 3 muaj dhe që tani e ka marrë gjithë vëmendjen e publikut. Së fundmi Almeda ka ndarë një foto të djalit me nënën. Mirëpo e gjithë vëmendja është përqëndruar te dora e vogël e Efehanit. Ai ka ngritur gishtin e mesit dhe ky detaj ka shkaktuar shumë të qeshura.

Motra e Almedës, e ka nënvizuar këtë detaj dhe e ka shpërndarë në storyn e saj me mbishkrimin “Për të gjithë urryesit.” Siç duket, që tani i vogli Efehan ka filluar me të tilla dedikime, ndonëse pa i kuptuar.