“Na vaftë mbarë!” Ardit Gjebrea zbulon prezantuesen bukuroshe të Kënga Magjike

Në vjeshtë nis sërish prezantimi i këngëve konkurruese të Kënga Magjike, dhe tashmë përgatitjet kanë nisur.

Mbrëmjen e kësaj të mërkure, organizatori i këtij festivali, Ardit Gjebrea, na ka prezantuar me bukuroshen me të cilën do të prezantojë Këngën Magjike.

“U kry! Adrola Dushi, na vaftë mbarë! Kënga Magjike 2019”, shkruan Arditi.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Adrola e cila duke ndarë një foto me Arditin nga vila e tij në Gjirin e Lalzit, shkruan, “Emocionet thyejnë ligjet e modestisë dhe pa dashje realiteti i ngjan një endrre!

Faleminderit Ardit Gjebrea, Kënga Magjike 2019”. /a.y/noa.al