Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

NATO nuk e pranoi kërkesën e tij/ Presidenti i Ukrainës i lutet Amerikës, ja çfarë po i kërkon

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, foli këtë të shtunë me senatorët amerikanë në një takim virtual, ndërkohë që Kongresi po analizon kërkesat shtesë për të ndihmuar Ukrainën të lu ftojë kundër pushtimit brutal rus.

Takimi me amerikanët, vjen pasi NATO refuzoi kërkesën e Zelenskyyt për të mbyllur zonën e fluturimit mbi Ukrainë.

Presidenti Zelenskyy e kritikoi vendimin, por Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg paralajmëroi se mbajtja e avionëve të aleancës mbi hapësirën ajrore të Ukrainës, mund të ndezë një l uftë të re botërore.

Sipas një burimi nga Senati, Zelenskyy kërkoi më shumë avionë, kur i’u refuzua vendosja e zonës së ndalim-fluturimit mbi Ukrainë nga NATO.

Ai gjithashtu kërkoi që SHBA të ndërpresë shërbimin e kartave të kreditit Visa dhe Mastercard në Rusi. Në takimin me senatorët, Zelenskyy përshkroi tmerret e luftës dhe se si rusët po vrasin dhe bomba rdojnë civilët.

Ai u tha senatorëve se kishte nevojë për më shumë ndihmë ushtarake ofensive për të zmbrapsur presidentin rus Vladimir Putin.