Eshte ndar nga jeta mjeku i njohur shqiptar

Është ndarë nga jeta mjeku Fatmir Rushani (Dermatollog).

Lajmin e ka bërë të ditur ish drejtori spitalit të tetovës, Florin Besimi i cili ka shkruar:

“Me pikëllim të madh morra lajmin e ndarjes nga jeta e kësaj bote të Dr. spec. Fatmir Rushani, të cilin e kemi njoh si një mjek të përkushtuar, kryeshef reparti, pjesmarrës aktiv gjatë gjithë periudhës së përballimit me pandeminë covid-19, humanist dhe njeri me tipare shembullore.

Andaj në radhë të parë familjes së Doktorit dhe gjithë kolegëve ju shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta, duke e lutur të Madhin Zot që të ndjerin ta shpërblej me xhenet, familjes dhe miqve Zoti të ju jep durim.

Mungesa e Doktor Fatmirit gjithnjë do ndjehet në spitalin tonë”, përfundon Besimi.