Ndahet nga jeta ne lule te rinisë studenti që po specializohej për ortopedi

Spitali Universitar i Traumës i shpreh ngushëllime familjes së Krios Beqaraj mjekut specializant Ortoped, në Shërbimin e Ortopedisë klinika e parë, për ndarjen nga jeta në moshë të re, pas përpjekjesh dhe dëshirës për të jetuar dhe ushtruar profesionin e tij, të cilit ditën e sotme ju dha lamtumira për në banesën e fundit.

Të gjithë ata që e njihnin, kishin parë të Krios një dëshirë të madhe për të jetuar dhe vullnet për të ushtruar profesionin e ortopedit. Që pas përfundimit të studimeve, i riu kishte nisur specializimin në Spitalin Universitar të Traumës dhe kishte asistuar në dhjetëra ndërhyrje kirurgjikale.

Ngushëllime familjes!