Ndahet nga jeta ne moshe te re pedagogia Daniela Halidini

Eshte ndare nga jeta ne moshe te re pedagogia e Departamentit të Matematikës në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit në Durrës, Daniela Halidini (Qendraj).

Lajmi eshte ber i ditur nga Universiteti i cili ka bere postimin per humbjen e saj.

“Prof. Daniela do të kujtohet nga të gjithë ne si pedagogia plot pasion, njeri me vlera të mëdha, e mençur, e dashur, zemërgjerë dhe e buzëqeshur. Ka qenë nder dhe privilegj për të gjithë ne që patëm fatin ta njihnim dhe të punonim pranë saj. Faleminderit e nderuar Prof. Daniela për kontributin e vlerat e jashtëzakonshme që ke dhënë në UAMD! Të qoftë e lehtë rruga drejt dritës!”, thuhet në postimin e universitetit.