Ndahet nga jeta në Tiranë politikani dhe biznesmeni i njohur …

Ka humbur jeten në Tiranë, Luigi Nidito, politikani nga Firenze këshilltar komunal e bashkiak për Partinë Social Demokrate, së fundmi menaxher dhe redaktor i aktiviteteve të shumtë në Shqipëri.

Nidito, 75 vjeç, një nga themeluesit e TV Prato. Ndonëse jetonte prej kohësh në Shqipëri, Nidito nuk i kishte shkëputur lidhjet me Praton dhe Toskanën, ku kthehej shpesh për shkak të aktiviteteve si sipërmarrës ose si referent i shoqatave italo-shqiptare.

Banonte në Tiranë me gruan Simona dhe familjen. Në Shqipëri themeloi të parin Lyons Club (tani janë katër) dhe Confimi Albania (degë e Confindustria). Ka qenë edhe zëvendëspresident i Dhomës Italiane të Tregtisë në Shqipëri.

Nidito prej 15 vitesh jetonte në Tiranë.