Banorët e “Big Brother” janë përfshirë së fundmi në sherre të shumta e debatet më të komentuara kanë qenë ato mes Ilirit e Donaldit dhe Arjolës e Antonelës.
Ndonëse kishin krijuar ‘armiqësi’ me njëri-tjetrin, këta banorë duket se kanë ndryshuar dhe pas spektaklit kanë ndarë biseda me njëri-tjetrin.
Donaldi dhe Iliri biseduan për deklaratën e këtij të fundit se disa banorë janë kot brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Donaldi i tha Ilirit se ajo që tha në lidhje me Sarën ishte e nxituar nga ana e tij.
“Unë nuk të ve faj se ti nuk e njeh ngaqë jeton në Itali edhe ajo e folur për mua është e nxituar”, tha Donaldi.
“Përveçse jetoj në Itali, unë këtu dy muaj nga Sarah nuk kam parë asgjë”, u shpreh Iliri.