Ndodh mrekullia 23-vjeçarja e paralizuar dhe në koma ka arritur të sjellë në jetë një fëmijë.

Një 23-vjeçare e paralizuar dhe në koma ka arritur të sjellë në jetë një fëmijë.

Ngjarja ka ndodhur në Bari të Italisë dhe media italiane, “La Repubblica” raportojnë se vajza me origjinë nga Taranto ishte në javën e 35-të të shtatzënisë, kur u gjet e rrëzuar në dysheme nga familjarët, për shkak të një problemi shëndetësor.

Gjithashtu mësohet se fëmija është mirë pas disa ditësh në Neonatologji, po arrin të rikuperohet.

“Ajo ishte në gjendje ta çonte shtatzëninë në fund të lumtur”, shpjegon profesoresha Megna.

Gjithashtu, pas trajtimit të duhur mjekësor në Poliklinikën e Barit, edhe nëna po arrin të rikuperohet.

“Ishte emocionuese dhe prekëse të shikoje gruan duke lëvizur krahun dhe dorën e djathtë, aftësi e humbur më parë si pasojë e aksidentit cerebrovaskular. Pacientja është e re, ka shanse të shumta për shërim”, shpreson profesoresha Megna.