Petullat e Gjyshes qe i bente cdo mengjes dhe qe nuk thithin vaj

Përbërësit

10 gr maja birre
500 gr miell
kripë
120 ml ujë (i vakët)

Përgatitja
1
Hidhni majanë në një tas me ujë të vakët dhe lëreni të aktivizohet për 10 min.
2
Në një tas të thellë, hidhni miellin, pak kripë, majanë e tretur në ujë dhe ujin. Përziejini derisa të përfitoni një brum të hollë. Lëreni të vijë përreth një orë.
3
Në një tigan të thellë, hidhni vaj të bollshëm dhe lëreni të nxehet, metodë kjo që i bën petullat të mos thithin shumë vaj.
4
Hidhni me lugë akullore ose lugë gjelle brumin (lageni më parë lugën me ujë që brumi të rrëshqasë më lehtë).
5
Shërbejini me sheqer, djathë, reçel ose mjaltë.