Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Ndryshon fasha orare/ Mbledhja e Komitetit të Ekspertëve, çfarë ndryshon javën e ardhshme

Ministria e Shëndetësisë në raportin e diteve të fundit ka bere me dije se ka nje ulje te shifrave te covid.

Mësohet se spitali Covid 4 nuk ka aktualisht asnjë pacient të shtruar, por do të mbetet i hapur për t’i paraprirë ndonjë situate të pakëndshme në vijim.

Nga kjo situatë, teksa rastet kanë rënë ndjeshëm, Komiteti Teknik i Ekspertëve mësohet se do të mblidhet javën e ardhshme, për të lehtësuar masat shtrënguese.

Edhe policia ka hequr dorë nga gjobat gjatë ditëve të fundit, ndërsa fasha orare me rastin e muajit të Ramazanit (13 prill) do të rikthehet nga ora 22:00 deri në 6:00.

Po ashtu, pritet të ketë edhe lehtësira për disa nga aktivitetet e mbyllura deri tani, siç janë shkollat apo edhe grumbullimet.

I ftuar në emisionin “Log”, në Abcnews, kryeministri Edi Rama paralajmëroi diçka të tillë. Ai tha se ky zgjerim nëse do të ndodhë, nuk duhet të sabotojmë vetveten dhe të mos kujdesemi për rregullat anti-COVID, edhe nëse jeni vaksinuar.

“Sot ka njerëz që ankohen pse nuk shtyhet ora. Kam diskutuar dhe një gjë është e sigurt vaksinimi duhet shoqëruar me distancim. Unë nervozohem dhe nuk arrij dot dhe të mos reagoj kur shoh dasmat e infektimit të opozitës. Çdo orë që fitojmë sot është një orë e fituar nesër”, tha Rama.

“I kam kërkuar që ta konsiderojnë mundësinë që për shkak të Ramazanit ne ti japim besimtarëve një frymëmarrje dhe nga kjo do të përfitojnë edhe qytetarët e tjerë, por duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Nuk duhet ta sabotojmë vetveten duke thënë hajde se po vaksinohemi”.

Nisur edhe nga vaksinimi, Rama beson se sezoni turistik do të jetë shumë i lehtësuar. “Deri në fund të qershorit me planin tonë do të kemi bërë një vaksinim shumë masiv”, theksoi kryeministri Rama.