Ndryshon moti.Erdhi vjeshta e vertete, ja si pritet te mbyllet muaji shtator

Meteorologët thonë se sasia e reshjeve të rëna gjatë natës varioi nga 30 në 40 mm shi.

E diela përmirësohet dukshëm dhe reshjet e shiut priten vetëm në disa zona të izoluara.

Por situata sinoptike do të ndryshojë, duke u gdhirë e hëna.

Sinoptikanët parashikojnë reshje te dendura në të gjithë vendin, ku nuk përjashtohen përmbytjet në zona të caktuara.

Muaji shtator do të mbyllet i lagësht dhe me mot të freskët.

Ditët e para të tetorit do të rikthejnë temperaturat shumë pranë 30 gradëve, por kjo situatë sipas meteorologëve do të jetë e përkohshme dhe jo më shumë se 10 ditë.