Ne daten 1 Mars do te kemi mundesi te reja per shqiptaret, hyn ne fuqi ligji i ri për punësim në Gjermani, ja cfare permban ai

0
20

Prej dates 1 mars 2020 hyn në fuqi ligji i ri për punësim në Gjermani i cili krijon mundësi të reja për punëmarrësit nga shtetet jashtë BE-së. Por kjo vlen per ata që janë të pajisur me një kualifikim të njohur në Gjermani dhe që kërkojnë të nisin një punë atje.



ÇFARË ËSHTË LIGJI RRETH IMIGRIMIT TË FUQISË PUNËTORE TË KUALIFIKUAR?
Ligji rreth imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar u jep mundësi te gjithe punonjësve të kualifikuar në arsimin profesional nga shtete jashtë Bashkimit Evropian (Shtete të Treta) të emigrojnë më lehtë në të ardhmen drejt Gjermanisë, dhe nga ky ligj kështu mund te përfitojnë më shume vendet si Kosova e Shqipëria.

Ndërkohë që përcaktimet ligjore ekzistuese për punonjës të kualifikuar e qe jane te pajisur me diplomë të shkollës së lartë/universitare vazhdojnë të mbeten të vlefshme.

Gjithsesi për hyrjen në Gjermani me qëllim nisjen e një marrëdhënieje punësimi apo kërkimin e një vendi pune atje, do të vazhdojë të jetë e nevojshme pajisja me vizë pune, për të cilën duhet të aplikoni pranë Ambasadës Gjermane si zakonisht.

Kurse për ata punëkërkues me kualifikim të pamjaftueshëm, ose kualifikim profesional i cili nuk njihet në Gjermani, vlejnë akoma rregullat e deritanishme.

Por KUSH KONSIDEROHET SI FUQI PUNËTORE E KUALIFIKUAR SIPAS LIGJIT TË RI?
Si fuqi punëtore e kualifikuar konsiderohen të diplomuarit në universitete niveli Bachelor si edhe personat me një kualifikim në arsimin profesional por gjithmone ai lloj arsimi që i njihet në Gjermani.

Pra sipas ketij ligji, punësimi është i mundur vetëm në atë profesion për të cilin keni marrë më parë kualifikimin e duhur.
Një diplomë profesionale konsiderohet zakonisht si e kualifikuar dhe njihet, nëse në Gjermani ajo do të merrej pas një periudhe dy-tre vjeçare të arsimit profesional.

Keshtu qe per aplikimin e vizave te punes mbeten po ato kritere dhe mund te regjistroheni apo te informoheni prane Ambasades Gjermane