Në familjen e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt ka festë pasi djali i tyre Dielli ka ditëlindjen.
Dielli bën 2 vjeç, dhe mami Arbana ka zgjedhur ta urojë të birin edhe në rrjetin e saj social Instagram.
“Gëzuar ditëlindjen Dielli i jetës sime”, ka shkuar moderatoja përkrah një fotografie shumë të bukur të djalit të saj, të cilit deri më tani ishte kujdesur që mos t’ja zbulonte portretin në postimet që ajo vazhdimisht publikon me familjen e saj.