Vjen lajm i mire per pensionistet. Kryeministri Rama flet per bonusin e fundvitit

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Gjirokastra se pensionistët do ta marrin këtë vit bonusin e Vitit të Ri. Ai u shpreh se pavarësisht situatës së vështirë ekonomike, me luftë ose jo, të moshuarit do e marrin shpërblimin nga qeveria.

Më dridhet zemra kur flas për ta, tha Edi Rama, teksa shtoi se pavarësisht ideksimit dhe bonusit, qeveria e drejtaur prej tij nuk bën dot atë që pensionistët meritojnë.

“Më dridhet zemra kur flas për pensionistët se e di shumë mirë, duke qenë dhe gati 2 metra, më mirë të qep goja se të flas për këtë gjë se nuk e bëjmë dot atë që meritojmë, por të paktën atë që i bën të marrin frymë të papenguar. Në këto kushte, 2 herë i kemi bërë indeksimin.

Të paktën, ajo pak të mos bëhet dhe më pak. Nuk kemi bërë herën e dytë paketë rritjeje të përkohshme. Po bëjmë gati bonusin e fundvitit. Luftë apo jo, bonusin e fundvitit do e marrin një me një”, u shpreh kryeministri Edi Rama.