Në krahun e nuses apo të djalit? Vjehrra tregon anën e kujt mban pas një zënke në çift

Shpesh paragjykohet raporti mes nuses dhe vjehrrës por Qerimja dhe Dashmira na treguan të kundërtën. Kur dashuria është e fortë dhe e sinqertë mes çiftit, ajo pasqyrohet dhe në marrdhënien me pjestarët e tjerë të familjes së ngushtë.

Ardit Gjebrea: Pse ke menduar se do të vinte nusja jote?

Dashmira: Sepse e dua shumë.

Ardit Gjebrea: Dhe ajo na tregoi sa shumë të do.

Dashmira: Faleminderit.

Qerime: Unë të kam sjellë këtu për të plotësuar dëshirën tënde që doja të vije këtu. Unë të kam falenderuar dhe personalisht, por këtu gjëja më e bukur për të falenderuar dikë që ke përzemër. Unë të falenderoj që ke qenë me mua dhe të falenderoj për çdo gjë. Ti e di se të dua shumë dhe me ty kam një lidhje te veçantë.

Ardit Gjebrea: Ti mendon që po të ishte një nuse tjetër dhe jo Qerimja, do të ishe kaq e lumtur?

Qerime: Nuk e di.

Ardit Gjebrea: Çfarë vlerëson tek Qerimja?

Dashmira: Shumë gjëra. E dua aq shumë.

Ardit Gjebrea: Ajo thoshte se kur ishe ti e sëmurë ajo ka vuajtur shumë dhe thoshte më mirë të iki unë nga kjo jetë sesa ajo. Kësaj i thonë lum ajo që të ka dhe lum ti që e ke. Nëse të dy do të ishin në një situatë të një zënke, ti kujt ia tërheq veshin, nuses apo djalit?

Dashmira: Djalit më shumë sepse nusja është shumë e kuptueshme.

Ardit Gjebrea: Domethënë ti je aleanca e nuses?

Dashmira: Po./tvklan.al