Në një lidhje dashurie, Mevlani prezanton per here te pare partneren e tij. Foto

0
101

Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Mevlan Shaba ishte sot i ftuar në “E Diell” në rubrikën “Trotuar”. Ai konfirmoi lidhjen e dashurisë me këngëtaren Albulena Ukaj, e cila e shoqëroi gjatë intervistës.

Në një lidhje dashurie, Mevlani prezanton publikisht partneren

Dyshja rrëfyen historinë e tyre të dashurisë duke nisur nga njohja. Mevlani zbuloi se kontakti i tyre i parë ka qenë pasi ai i publikoi në Instagram këngën e saj të re. Albulena tregon se pas kësaj ata filluan të shkëmbenin mesazhe, derisa Mevlani e ftoi për një bashkëpunim.

Në një lidhje dashurie, Mevlani prezanton publikisht partneren


“Pas disa ditë komunikimi, s’kemi pas asnjë lloj shkëndije, vetëm çështje pune kemi diskutuar”, tha ajo, ndërsa zbuloi se ishte Mevlani i pari që shprehu ndjenjat.

Në një lidhje dashurie, Mevlani prezanton publikisht partneren

“Te Mevlani më pëlqen çdo gjë, karakteri i tij si njeri , shpirtbardhësia e tij dhe shumë gjëra të tjera që kompletojnë një mashkull ashtu siç un e pëlqej”, shtoi Albulena. Dyshja treguan se puthjen e parë e kanë shkëmbyer në Tiranë.