Neda flet për historinë me Ogrenin, çifti më jetëgjatë në historinë e ‘Big Brother’

Në 2010-2011, Neda dhe Ogreni ishin dy nga personazhet më të përfolur të “Big Brother 4” dhe konsiderohen sot çifti më jetëgjatë në listën e njerzve që u njohën dhe u lidhën në reality show. Në një intervistë për “Goca dhe gra”, Neda foli për “sekretin” e marrëdhënies së tyre, e cila vazhdon edhe sot.

“Fakti që ne të dy që u njohëm në ‘Big Brother’ ishte rastësi. Ne u dashuruam vërtet dhe po niste një marrëdhënie e vërtetë dhe hapat e flirtimit ne i morëm si në jetë reale. Pra, nuk përshpejtuam asgjë thjesht se ndodheshim në televizion,” tha ajo.

Më pas, ajo u shpreh se në marrëdhënie ka ndikuar për mirë përkushtimi i përditshëm, por edhe pak fati.

“Unë mendoj që sekreti i jetëgjatësisë është pak fati dhe vullneti që kemi për të punuar. Të gjithë e dinë shumë mirë se martesa dhe lidhjet janë punë e përditshme që duhet t’i mbash në këmbë si dhe një dozë e madhe fati.”

E ftuar në Thumb në vitin 2017, Neda deklaroi në mënyrë kategorike se nuk nuk do të pranonte kurrsesi të merrte pjesë në një format si “Big Brother”, edhe sikur t’i jepej sërish shansi. Ish-banorja argumentoi përgjigjen e saj duke thënë se nëse njerëzit duan të ruajnë privatësinë e tyre, nuk duhet ta provojnë kurrsesi diçka të tillë.

Por, ajo e provoi si aventurë dhe njohu bashkëshortin. Ata u martuan verën e 2015-ës dhe sot janë prindër të dy djemve, Serzh dhe Zai.