Nëna e 7 fëmijëve dhe me dy fakultete, Ajlin Alfredaj prej 3 muajsh ne arrest shtepie, ja cfare i ka ndodhur

0
2395

Ajo është bërë e njohur si nëna e 7 fëmijëve e cila pavarësisht rolit të nënës ishte edhe e suksesshme në punën e saj. Ajo ishte drejtuese e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, gruaja e parë në këtë pozicion në qytetin e Tropojës. Bëhet fjalë për Ajlin Alfredaj, e cila prej 3 muajsh ndodhet në arrest shtëpie për shkak se ka dyshime se ka kryer falsifikim dokumentesh dhe ka shpërdoruar detyrën.

E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Ajlin Alfredaj tregoi për herë të parë se si u informua për këtë masë ndaj saj dhe si po e përjeton tani shkëputjen nga jeta e zakonshme. Ajo ka treguar se e ka marrë vesh lajmin në ditën e përvjetorit të martesës dhe e quan këtë një ‘dhuratë qesharake’ nga organi i akuzës Tropojë.

Rudina Magjistari: Ajlin aktualisht që flasim të shikoj mirë dhe uroj të jenë mirë fëmijët. Aktualisht që flasim ti je në arrest shtëpie. Në këtë moment gjendesh te shtëpia jote?

Ajlin Alfredaj: Po flas nga shtëpia. Tani që flasim jam në arrest shtëpie dhe është intervista ime e parë, dhe hera e parë që prononcohem për mediat që nga 12 Korriku. Ky arrest ka qenë edhe një dhuratë për ditëlindjen e fëmijëve, pikërisht në 12 Korrik dhe për përvjetorin tim të martesës, organi i akuzës së Tropojës më bën një dhuratë qesharake nga ana ime. Kjo ka filluar që më parë në zgjedhjet parlamentare, sajuan disa denoncime anonime dhe hodhën baltë mbi shkollimin tim.

Që nga zgjedhjet parlamentare e deri tani hetojnë diplomimin tim. Mendoj se e gjithë kjo histori ka filluar për shkak të ambicies sime personale dhe ambicies sime politike për të më penguar në karrierë.