Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Nëna e dy fëmijëve humb jeten ne gjum dhe peson atak kardiak

Lusi 38 vjece ishte nëna e dy fëmijëve të mitur dhe pësoi arrest kardiak fatal pasi ishte në gjumë. Më 28 korrik ajo nuk u zgjua më nga gjumi dhe kishte vetëm 9 muaj që kishte lindur djalin e vogël ndërsa biri tjetër është 12 vjec.

Burri i saj 43 vjec, tregon se një natë më parë se të ndodhte ngjarja, ata e kishin planifikuar mëngjesin për të dalë të gjithë si familje dhe të shkonin diku të kënaqeshin.
Madje ai tregoi se kur u zgjua në mëngjes i bëri përshtypje që e shoqja nuk ishte ngritur të merrte djalin e vogël për ti dhënë për të pirë.

“Kur u zgjova në orën 7 të mëngjesit, dëgjova djalin duke qarë, dhe nuk pati asnjë reagim nga Lusi, kështu që vrapova menjëherë lart dhe e gjeta gruan pa ndjenja.

“U përpoqa ta zgjoja, por ajo nuk reagoi. E vendosa në dysheme dhe fillova të bëj CPR ndërsa prisja të vinte ambulanca.

“Mjekët e ndihmës mjekësore kaluan një orë duke u përpjekur ta ringjallnin, por ajo kishte ndërruar jetë nga një arrest kardiak.

“Është një tronditje shumë e madhe për të gjithë ne.”

Më tej bashkëshorti thotë se ajo ishte një grua e shëndetshme, e cila kurrë nuk pinte duhan ose pije alkolike dhe ajo nuk kishte ndonjë problem mjekësor.

Familjaret e kane bere historine publike pasi nuk duan qe te kene me humbje jete. Beni vizita tek mjeku dhe kujdesuni per familjraet tuaj para se te ndodh dicka e keqe. SHIKO.NEWS