Nena me 3 femijet e mitur mbyten ne lum ne Shkoder. Gjendet femija i pare pa jete

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Shkodër.
Burime ekskluzive për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se një nënë dhe tre fëmijët e saj të mitur dyshohet se janë mbytur në lumin Drin.
Deri më tani peshkatarët dhe polumbarët kanë gjetur vetëm trupin e vajzës së madhe 8-vjeçare, ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave të tjerë, nënës Alma Arrazi dhe fëmijëve të saj 4 dhe 6-vjeç.
Për këtë ngjarje policia ka arrestuar babain, Egrys Arrazi i cili një ditë më parë ka kallëzuar se është larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja A. A., 39 vjeçe, së bashku më 3 fëmijët e tyre të mitur.
Ka dyshime se ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkak të tradhtisê së kryefamiljarit.