Nënën e zë gjumi duke e ushqyer me gji femijen. Femija humb jeten

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali ku një foshnje ka gjetur vdekjen teksa nëna po e ushqente me gji dhe e zuri gjumi. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në mesnatën e 8 janarit në një spital në Romë. Hetimet kanë nisur ndërsa është ngritur akuza e vrasjes nga pakujdesia.

Duket se nëna e re e ka zënë gjumi me foshnjën në krahë teksa e ushqente me gji dhe asnjë nga stafi nuk është kthyer tek ajo për ta marrë përsëri. Më pas, alarmi është ngritur nga një infermiere e cila ka qenë në turnin e natës por fatkeqësisht fëmija kishte ndërruar jetë dhe nuk mund të bëhej gjë.

Tashmë hetuesit do të duhet të hedhin dritë mbi këtë çështje, për të verifikuar çdo përgjegjësi nga ana e mjekëve dhe infermierëve të spitalit. Magjistratët urdhëruan kryerjen e autopsisë së trupit, ekzaminimet e së cilës do të zbardhin përfundimisht shkaqet që çuan në vdekjen.