Nëse jeni prind i një djali, këto janë 6 gjërat kryesore që duhet t’i mësoni

0
561

“Ju nuk jeni një gjini superiore”

Edhe pse mund të jeni më i fortë për sa i përket forcës fizike, kjo nuk do të thotë se je më i fortë se motra jote apo se ndonjë vajzë tjetër. Ti je thjesht një pjesë e shoqërisë siç janë edhe vajzat.

“Ndihmo ata që kanë nevojë”

Mos kërko vetëm ndihmë nga të tjerët. Mos u ndje keq nëse ndihmon të tjerët. Gjithmonë jepi një dorë edhe atyre që as nuk i njeh. Hapja e një dere për dikë, ndihma e dikujt për të kaluar rrugën ose pjesëmarrja në një aktivitet shoqëror mund t’ju ndihmojë të mësoni gjëra të reja në jetë.

“Respektoji të gjithë”

Pavarësisht nga gjinia dhe mosha, respekto secilin që takon në jetë. Një person që mund të jetë më i ri për ju mund t’ju japë mësime të mira për jetën. Respekti nuk ka rregulla.

Zemërimi duhet të kontrollohet

Mos e shfry zemërimin, sepse gjinia juaj e ka bërë këtë gjithmonë! Mësoni si të ruani qetësinë tuaj gjatë periudhave agresive. Gjithmonë mbani mend që njerëzit largohen nga një person i zemëruar, por njerëzit gjithmonë do ta duan dikë që qëndron i qetë edhe në kohë të vështira.

Mos i nënçmoni të tjerët

Edhe një herë, gjinia juaj nuk ju bën një qenie njerëzore superiore. Ju nuk keni të drejtë të nënçmoni asnjë person. Gjithmonë trajtojini njerëzit e tjerë me dhembshuri dhe mirësi. Edhe kur dikush nuk është aq i privilegjuar sa ju, duhet t’i tregoni respekt. Mungesa e privilegjeve të tyre nuk është shqetësimi juaj.

Ji i butë

Ka një arsye pse “gentleman-et”adhurohen nga të gjithë. Mësoni të thoni fjalë të këndshme si “më fal”, “faleminderit” dhe “ju lutem” kurdo dhe kudo që kërkohet. Të jesh një person i ndrojtur nuk është e këshillueshme, por të jesh me këmbë në tokë është gjithmonë e domosdoshme.

Pershtati: Living.al