Nese keni këto shenja që lidhen me koronavirusin? Telefononi këtë numër patjeter

Në linjën e gjelbër 0800 40 40 shtohet edhe një shërbim i ri për këshillim psikologjik falas për çdo qytetar që ka shenja ankthi, frike apo pasigurie të shkaktuara nga situata e virusit kjo eshte nje nisme e re pasi koronavirus ka lene nje hije tek njerezit dhe pasi tani ajo po largohet.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën me dije se psikologë të çertifikuar do të ofrojnë shërbim profesional dhe të sigurtë nga ora 08:00- 22:00.

“Situata e shkaktuar si pasojë e COVID19 ka sjellë edhe probleme psikologjike, ankth, frikë, pasiguri.

Për këtë arsye, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vë në dispozicion linjën e gjelbër #FALAS për këshillim psikologjik për çdo qytetar për #COVID19❗️”, shkruan ministria.