Nga humbja e babait kur ishte thjesht një adoleshente te xhelozia e Tolgas, Almeda Abazi i tha të gjitha

Bukuroshja Almeda Abazi ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në programin “Në kurthin e Piter Pan” ku ka bërë një rrëfim të sinqertë rreth jetës që saj që nga humbja e të atit, altetit të njohur Mehmet Abazit, te njohja me aktorin turk Tolgahan Sayışman. “Momenti më i vështirë për mua ka qenë humbja e babait. Kam qenë në moshë shumë të re, 16 vjeç dhe e përjetova shumë keq, sepse ne jemi një familje shumë e lidhur me njeri-tjetrin. Çdo gjë ka ndodhur brenda 6 muajve dhe jam rritur e pjekur para kohe. Përjetova një maturi të menjëhershme. Është dhimbja që kthehet në forcë. Mamaja ime ka qenë forcë për ne, është ajo që na ka mbështetur.”- ka treguar Almeda.

Almeda dhe Tolga janë një nga çiftet më të famshme e më të komentuar të showbiz-it turk dhe atij shqiptar, por e dini si ka nisur historia e tyre? ““Kishim të dy të njëjtin rreth shoqëror e papritur pëlqyem njeri-tjetrin. Ishte diçka reciproke. Ai është munduar shumë në fillim sepse unë kam pasur ‘murin’ tim dhe nuk e kisha mendjen tek dashuria e tek lidhjet. Isha e fokusuar në karrierë, por me shumë mundime, Tolga ma prishi mendjen.”- u shpreh ajo.

Në intervistën e mbrëmshme, aktorja ka rrëfyer ekskluzivisht situatën e ndodhur mes çiftit, ku ajorefuzoi dy projekte shumë të rëndësishme kinematografike për hir të vendimit të Tolga-s.

“Kam patur dy projekte shumë të mira për telenovela, ishte skenar shumë i bukur në fakt, por Tolga nuk e pranoi sepse kishte shumë skena dashurie. Ai toleron shumë gjëra, por këtë gjë nuk e pranon.”, -ka treguar ajo.

E pyetur nëse ajo vetë është xheloze për skenat e partnerit në telenovelë, ja si u përgjigj: “Nuk mund të them që bëhem xheloze, por ndonjëherë, kur bëhet fjalë për skenat e dashurisë, nuk është diçka e bukur për mua. Sillem sikur s’ka ndodhur fare”.