Nga nesër fillon debora dhe dimri në Shqipëri: Moti për gjithë javën

Meteorologia Adiola Bani tha se kjo jave pritet te kete mot te ftohte dhe reshje shiu ne te gjithe vendin.

Ajo u shpreh se:“Dita e sotme do të mbetet me vranësira të shpeshta. Do të kemi kthjellim gradual të kushteve të motit pas mesditës, kryesisht në orët e pasdites dhe mbrëmjes duke bërë që dita e martë të jetë në mbizotërimin e motit të kthjellët, por shumë të ftohtë pasi do të kemi rënie të ndjeshme të temperaturave.

Nga e marta dhe e mërkura presim mot të paqëndrueshme, ndërsa në zonat e thella malore do të kemi rënia të pakta dëborë.

Ndërkohë Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të shoqërohen nga vranësira të shpeshta”, sqaron meteorologia.