Niset nga Tirana me vrap deri ne Sarand. Ky eshte 55 vjecari

Alush Çukari 55 vjeç u prit si maratonomak në qendër të Sarandës. Ai vrapoi më parë gjatë verës nga Saranda në Tiranë dhe ditët e fundit ndoqi itinerarin e kthimit pas duke kryer mesatarisht rreth 35 km në ditë në 8 seanca totale.

Në kilometrat e fundit pranë finishit që prej urës së Gajdarit e deri para bashkisë së Sarandës Alush Çukari u shoqërua nga policia e qarkullimit rrugor dhe u prit nga banorë, nxënës, sportistë.

Ai u vlerësua me një certifikatë mirënjohjeje prej bashkisë së Sarandës për shpirtin sportiv dhe për shembullin frymëzues.

Alushi ka vrapuar që fëmijë por nuk pati mundësi të siguronte të ardhura prej këtij pasioni. Ai është punëtor në ndërmarrjen e ujësjellësit dhe për të ruajtur formën fizike stërvitet çdo pasdite në stadiumin e qytetit. Së afërmi Alush Çukari po përgatit dy gara të reja me veten, një drejt Vlorës dhe një tjetër vrapim nga Tirana drejt Prizrenit.

Top Channel