Nëna humb jetën pak çaste pasi mëson se djali i kishte nderruar jetë

Një 45-vjeçar ka humbur jetën ndërsa nëna e tij ka ndërruar jetë vetëm pak orë pasi mori vesh për humbjen e jetes të se birit.

78 vjeç, vdiq nga në gjumë mbrëmjen e së enjtes në Villafranca në Lunigiana, në provincën Massa Carrara. Për shkak të një sëmundjeje të papritur pak para mesnatës, Matteo Veroni, një shofer kamioni me pasion për kuajt, u sëmur gjatë rrugës për në shtëpi.

Teksa ishte në shkallët e shtëpisë dhe kishte kohë të telefononte nënën e tij Franca, që po e priste. Të alarmuar nga e moshuara, punonjësit e shëndetësisë mbërritën në vendngjarje por pa rezultat. Pak më vonë edhe gruaja humbi jeten në gjumë.

Kryebashkiaku i Villafranca Filippo Bellesi i prekur nga ngjarja tha:

“Është zi për të gjithë komunitetin. Është një familje që llogaritet ndër ato historike të Villafranca, njerëz të respektuar, madje edhe nëna Franca ishte e njohur”. /Abc news