Një ëmbëlsirë e shijshme vetëm me dy përbërës te thjeshtë!

Kjo recetë e ëmbëlsirave është tepër e thjeshtë për tu përgatitur dhe me përbërës që mund të gjenden kudo. Ju mund ta shoqëroni atë me çaj, kafe ose me një gotë qumësht. Mielli dhe gjalpi janë përbërësit e nevojshëm!

Përbërësit:
1 gotë ujë me miell
100 gram gjalp

Për shërbetin nevojiten:
1 lugë lëng limoni
1 gotë ujë
1 gotë sheqer

Përgatitja:
Fillimisht në një tigan shkrijmë gjalpin dhe ngadalë i shtojmë miellin, duke mos harruar ti përziejmë vazhdimisht. Masës së krijuar, i japim forma rrumbullake dhe i vendosim në tepsi për ti pjekur në temperaturën 180 gradë, për 20 minuta. Ndërkohë ne përgatisim shërbetin. Në një enë qelqi përzijmë sheqerin, ujin dhe limonin. I japim një valë 5 minuta.
Më pas e hedhim sipër ëmbëlsirës, pasi kjo e fundit të jetë pjekur