Një histori e bukur dashurie vjen nga një çift shqiptaro-brazilian. Danielle Almeida Barroso dhe Leutrim Sahiti janë bërë të njohur me historinë e tyre të veçantë të dashurisë. Janë njohur në Zvicër por Danielle është nga Brazili ndërsa Leutrimi nga Gjakova e Kosovës.
Njohja e tyre ka nisur pas një “like” në Instagram dhe tashmë ata janë të fejuar. Në një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit” ata treguan se si nisi gjithçka. “Bëra hapin e parë, e pashë në Insta dhe bëra like disa prej fotove dhe pas kësaj më bëri like në disa të miat. Folëm për dy javë, më pas më ftoi për të dalë bashkë.”, tha Danielle.