Nje jave ku pritet edhe largimi i pranveres : Ja sa do te kapin temperaturat sipas meteorologes se njohur

Java ka nisur me mot te vrenjtur ne zonat veriuore dhe lindore me kthjellime dhe vranesira te paketa ne ultesirat perendimore.

Sot pritet nje paqendrueshmeri me rreshje shiu ne sasi te paketa ne veri, verilindje dhe do te na shoqerojne edhe ne diten e marte ku dhe vranesirat do te jene te pranishme.

Kjo situate do te jete deri ne diten e merkure ku kemi nje spostim te te gjithe vranesirave drejt zonave veri, verilindore. Gjithmone flasim gjate mesdites dhe pasdites, ku me pas keto priten te zhvendosen ne territorin e Kosoves dhe Maqedonise se Veriut, per ta lene diten e premte dhe ne vazhdim Shqiperine ne nje mot me diell dhe te qendrueshem dhe me kthjellime te shumta.

Temperaturat kane patur renie nga dita e merkure e javes se shkuar, pasi patem nje fundjave ku te shtunen ishin relativisht temperaturat me te larta dhe e diela me temperaturat me te uleta krahasuar me periudhen qe ne ndodhemi.

Mund te themi qe muaji ka shenuar temperatura shume te larta.

Parashikoj qe sot maksimalja te jete rreth vleres 25 grade.

Temperatuire tipike 25-26 tipike e pranveres, megjithsese jemi ne ditet e fundit te pranveres, do te thoja qe keto vlera do te shoqerojne deri ne mesin e javes, qe nga dita e enjte do te kemi nje ndryshim te tablose termike.

Diten e premte dhe ne fundjave do te kemi rritje te ndjeshme te temperaturave ne te gjithe ultesiren perendimore, dhe ne zonat bregdetare kryesisht ku do te kemi dhe vlerat 30 grade.