Një lajm i mirë për të gjithë ata që duan të vizitojnë Vlorën së afërmi

Një lajm i mirë vjen në prag të sezonit turistik për të gjithë ata që duan të vizitojnë Vlorë. Kryeministri Edi Rama ka postuar mëngjesin e sotëm foto nga rikonstruksioni i rrugës së Lumit të Vlorë në aksin Ura e Gjormit-Brataj-Ura e Laskos.

Ky rikonstruksion thotë Rama zhvillon ekonominë lokale dhe potencialin e jashtëzakonshëm turistik të zonës.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga kantieri i rrugës së re panoramike Ura e Gjormit-Brataj-Ura e Laskos, pjesë e rrugës së Lumit të Vlorës, rikonstruksioni i së cilës zhvillon ekonominë lokale dhe potencialin e jashtëzakonshëm turistik të të gjithë zonës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *