Një letër për babain tim që jeton në shtëpinë e të moshuarve: “Kishe frikë natën..”

E premtja e kaluar ishte një ndër ditët më intensive të jetës sime. Ti kuptove që do shkoje të jetoje një jetë të re dhe kishe paketuar disa çanta që të të ndihmonin. DVD-të ishin ngatërruar me mbetje ushqimore dhe rroba, por ne rregulluam çfarë të duhej. Shqetësohesha si do reagoje kur të arrije në shtëpinë e të moshuarve dhe të shihje njerëzit që hanin drekë, që ushqeheshin, të gjithë të panjohur. Por ti me plot guxim u ule në tavolinë dhe u mundove të nisje një bisedë për Elvis-in.

Fakti që askush nuk t’u përgjigj më theu zemrën, por njësoj si ty, dhe ata nuk dëgjojnë mirë. Gjithsesi, hëngre shumë dhe më vonë më the që të pëlqente ky “hotel si spital”. Atë ditë dhe tjetrën, teksa rrija aty derisa të ambjentoheshe, mësova si duket dashuria nga “anëtarët e familjes” (stafi). Më shpjeguan që tani ti ishe më shumë një “njeri ndjenjash” sesa “njeri mendimesh” dhe ajo që të nevojitej më shumë ishte dashuria.

Gjithnjë e kam ndjerë që ishe dikush për të cilën universi kujdesej. Shumë vite më parë, ti e ndryshove jetën tënde tërësisht. Të qenit i alkoolizuar të kishte sjellë përtokë, të kishte lënë pa shtëpi dhe duke pirë rrugëve. Por gjete “Të alkoolizuarit anonimë” ku bëre shumë miq dhe e rinise lidhjen me tre vajzat e tua aty ku e kishe lënë. Për dekada, kur të telefonoja për të pyetur si je, ti thoje “S’kam qenë ndonjëherë më mirë” dhe e thoje sinqerisht.

Tre vite më parë, nuk munde të ishe pjesë e dasmës së mbesës tënde. Po ta mbushja kokën me thashetheme kur u konfuzove dhe fillove të pyesje kush ishte. Ndjeva frikën të më kaplonte zemrën; e dija që skleroza kishte filluar. Në 2017, u diagnostikove me një sëmundje që kishte të bënte me problemet me arsyetimin, memorien dhe funksionet e trurit. Çfarë përpjekje duhet të ketë qenë, Babi, që për dy vitet e ardhshme, duke jetuar vetëm, ta përballoje.

Shqetësimi yt më i madh ishte të mos na bezdisje ne, por nuk mund ta vazhdoje këtë shfaqje përgjithnjë. Kur rrëfeve se vuaje natën në dhomë sepse kishe frikë, ne e kuptuam që s’mund të vazhdoje të jetoje vetëm.

Kanë kaluar pesë ditë tashmë dhe mendoj vazhdimisht për ty. Shpresoj të përshtatesh. Miqtë e tu këtu jashtë kanë planifikuar të të vizitojnë ose të të shëtisin çdo ditë, nëse ti do.

I the dikujt atje që nuk të pëlqen shtrati yt i ri, prandaj do të çojnë sot te shtëpia jote për të marrë atë që kishe. Ata të dëgjojnë. Universi është ende në anën tënde. Mezi pres të të takoj këtë fundjavë.

Nga The Guardian/Përkthyer nga Blitz.al/