Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Një tjetër banore bie në tokë, çfarë po ndodh serisht në shtëpinë e BBV?

Prova e kësaj jave për banorët është të përqafohen duke vallëzuar në ritmin e një këngë për festat e fundvitit. Pasi bashkohen dhe nisin të vallëzojnë së bashku në minutën e fundit Monika rrëzohet. Duke u bazuar në video, ajo bie në duart e Antonelës ku kjo e fundit lëshon një tingull dhe nuk dihet se çka ndodhi më pas.

Kujtojmë se, javë më parë Fifit i kishte ndodhur kjo gjë të cilës i ra të fikët gjatë transmetimit live. Ndërkohë gjatë spektaklit, Fifi u duk paksa e zhgënjyer nga disa prej banorëve dhe u kërkoi që të flisnin për gjërat që kishin thënë për të. Ajo kërkoi që të reagonte Arjola, Monika, Donaldi dhe Iliri, ku vetëm ky i fundit u sqarua me të.

Pasi ka përfunduar spektakli, Monika dhe Arjola kanë folur pikërisht për Fifin, ku shprehen se as nuk i përshëndeti! Monika: Unë prisja që ajo të më përshëndeste, të më thoshte Monika si je? Arjolë si ju kam? E prisja këtë! Arjola: Nuk ndodhi, nuk është ndonjë gjë e madhe tani

Monika: Unë e du fort! Arjola: Nuk është ndonjë gjë e madhe. Mendoj se përtej kësaj unë jam mërzitur shumë dje, edhe… s’ka rëndësi. Nuk ka rëndësi se fjalët e tepërta janë varfëri. Monika: Unë dje nuk kam qenë në terezi Arjola: Pse ti mendon se nuk e kanë parë këtë njerëzit?

Monika: Nuk dua për njerëzit! Arjola: Më fal shpirt, lot gëzimi nuk kemi derdhur sigurisht, që jemi mërzitur unë akoma i kam sytë e ënjtur nga kjo gjë. Nuk është se kemi bërë dramë! Monika: Do preferoj më mirë kur të dal do ta takoj. Për mua ka rëndësi që ajo të jetë shumë, shumë mirë. Në qoftë se nuk i ka besuar ato fjalët e mia, unë ja kam bërë dhe e kam dashur me shpirt.

Arjola: Muhabeti që foli Fifi sot që tha pak pozitivitet, unë i kam thënë Ilirit këtu brenda, le të hidhet Einxhel, Donaldi, le të hidhet kushdo përpjetë, le ta analizojnë si të duan fjalën shok, se qenka krim me thënë e kam tjetrin shok.